Aller au contenu principal

Të gjithë lojtarë të gjithë miq

Ofrimi i  përvojave dhe ndërveprimeve të përbashkëta sportive midis fëmijëve me dhe pa aftësi të kufizuara.

Fichier

Tematika

Definicione dhe koncepte

Dëmtimi : një dëmtim është një problem në një funksion të trupit të njeriut, organ ose ndonjë pjesë tjetër. Është një term mjekësor që përshkruan një mosfunksionim në trupin e njeriut. Një dëmtim mund të jetë i përhershëm ose i përkohshëm.

P.sh. një dorë e thyer është një dëmtim i përkohshëm fizik.

Aftësia  e kufizuar : përkufizimi i aftësisë së kufizuar nga Raporti Botëror për Aftësinë e Kufizuar (WHO, 2012) jep një qasje të re mbi konceptin. Ajo thekson «tranzicionin nga perspektiva individuale dhe mjekësore në një perspektivë strukturore dhe shoqërore (...) në të cilën njerëzit konsiderohen si të paaftë nga shoqëria dhe jo nga vetja tyre». Veçanërisht, ajo lidhet me vështirësitë për shkak të dëmtimeve, kufizimeve të aktivitetit dhe kufizimeve të pjesëmarrjes. Prandaj, ai i referohet faktorëve socialë ose mjedisorë DHE faktorëve personalë.

P.sh. Një person me dëmtim të dëgjimit është me aftësi të kufizuara në komunikim. Megjithatë, ata nuk janë të paaftë kur gatuajnë.

P.sh. Një person i cili është i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit është me aftësi të kufizuara në lëvizshmëri, por jo kur lexon ose shikon televizor.

Barazia: barazia është parimi sipas të cilit secili duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë, atëherë kur secili i nënshtrohet të drejtave dhe përgjegjësive të njëjta.

Drejtësi: drejtësia është përshtatja e burimeve për të përmbushur nevojat dhe aftësitë e të gjithë individëve, në mënyrë që secili të ketë mundësi të barabarta për të arritur qëllimet e njëjta.

P.sh. Një përdorues i karriges me rrota që nuk është në gjendje të përdorë shkallët mund të lëvizë mes kateve duke përdorur një ashensor / lift.

LLOJET E DËMTIMEVE

Dëmtime motorike ose fizike : kjo është lloji më i njohur i dëmtimit sepse është më i dukshmi. Kjo përfshin të gjitha çrregullimet që pengojnë lëvizjen e pjesshme ose të përgjithshme. Ndikon në gjymtyrë të sipërme dhe / ose të poshtme, dhe krijon probleme në lëvizje, mbajtje ose ndryshim të pozitës trupore, ngritje dhe mbajtje të gjërave, kryerjen e lëvizjeve të caktuara.

P.sh. paraliza e plotë ose e pjesshme, amputimi i një gjymtyre, ndrydhje e gjurit, deformimet e nyjeve, problemet e zhdërvjellësisë etj.

Dëmtimi ndijor : dëmtimi ndijor vjen nga mosfunksionimi i një organi shqisor. Ekzistojnë dy lloje kryesore të dëmtimit ndijor: dëmtimi i shikimit (njerëzit e verbër dhe me shikim të pjesshëm) dhe dëmtimi i dëgjimit (njerëzit që nuk dëgjojnë dhe dëgjojnë me shumë vështirësi).

Dëmtimi kognitiv / njohës (aftësi e kufizuar në mësim): Dëmtimi kognitiv (aftësia e kufizuar në mësim) shkaktohet nga zhvillimi i ulët i trurit dhe funksionimt i tij, ose nga zhvillimi jo i plotë i trurit. Kjo rezulton në humbje të kapacitetit mendor dhe kufizimeve në funksionimin kognitiv, duke ndikuar në aftësinë e një personi për të menduar, për të folur, për të lëvizur dhe për të bashkëvepruar me të tjerët.

P.sh. dëmtimi njohës, Sindromi Down, Sindromi i Fragile X, etj.

 

Sëmundja mendore : shkaqet e sëmundjes mendore ende nuk janë kuptuar plotësisht. Ajo nuk ndikon në funksionimin intelektual i cili  zhvillohet ashtu siç pritet. Është aftësia për ta përdorur atë, ajo që është e dëmtuar në këtë rast. Simptomat mund të jenë të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme. Shpesh nevojtien ilaçe për ta trajtuar, siç janë metodat që i bëjnë të mundur një personi të mësojë sërish si të mendojë dhe të sillet.

P.sh. OCD (çrregullime obsesive-kompulsive), probleme të sjelljes, skizofrenia, çrregullime bipolare etj.

Sëmundjet dobësuese : këto janë probleme shëndetësore që ndikojnë në organet vitale të njeriut (zemra, mushkëritë, veshkat, etj.). Këto sëmundje mund të jenë të përkohshme, të përhershme ose progresive.

P.sh. dështimi i frymëmarrjes (fibrozë cistike etj.), dështimi i zemrës dhe veshkave, mangësitë e sistemit imunitar (HIV, infeksionet etj.), kanceret, disa sëmundje reumatoidale, probleme muskulo-skeletore (dhimbje të nyjeve), obeziteti etj.

Në disa rrethana, një individ mund të ketë një sërë dëmtimesh të ndryshme. Në këtë rast, themi se personi ka të aftësi të kufizuara të shumëfishta.

Image
Të gjithë lojtarë të gjithë miq

Të gjithë lojtarë të gjithë miq

çështje të lidhura me temën

Çështja e ndryshimit të mendësisë mbi aftësinë e kufizuar mund të jetë e ndjeshme për disa arsye. Megjithëse ndikon drejtpërdrejt në disa fëmijë, të tjerët  dinë shumë pak për këtë. Përveç kësaj, fëmijët shpesh janë dyshues ndaj personave me aftësi të kufizuara, pasi që shumicën e kohës nuk i kuptojnë ato. Asistentët duhet të sigurohen që të përcjellin disa elemente kyçe para dhe gjatë çdo seance. 

KA DALLIM NË mes tË Dëmtimit dhe aftËsisË sË kufizuar- Një aftësi e kufizuar i referohet kufizimeve që pengojnë dikë që të bëjë diçka: jepni dhe përdorni shembuj relevant për ta ilustruar këtë. Për shembull: Dikush që është memec është në gjendje të shikojë një film në kinema / një person i cili ka pasur një këmbë amputuar është në gjendje të lexojë një libër, etj. Shpjegoni se është mjedisi që nuk është përshtatur me nevojat e disa njerëzve dhe se kjo shkakton paaftësi. Për shembull: një person në karrocë ka mbëtur në katin përdhes, sepse ashensori nuk po funksionon. Nëse ashensori do të punonte, personi do të mund të shkonte në katin e dytë, ashtu si të gjithë të tjerët. Kërkojuni fëmijëve të dalin vetë me një shembull për të parë nëse ata kanë kuptuar.

Çfarë është përfshirja? Çfarë është Drejtësia?- Përfshirja është e kundërta e përjashtimit ! Ajo lejon që të gjithë të jenë pjesë e një grupi.Kërkojuni fëmijëve të imagjinojnë se çfarë do të bënin nëse një bashkëmoshtarë me dëmtim kognitiv (ose aftësi të kufizuar në mësim)  do të mbërrijë në klubin e fëmijëve javën e ardhshme: si do të ndërveprojnë me të? Drejtësia është barazia e të drejtave DHE barazia e mundësive (për të marrë pjesë, për të luajtur, për të fituar, etj). Nëse të gjithë fëmijët kanë të njëjtat të drejta, do të thotë se ato trajtohen në mënyrë të barabartë. Për shembull, të gjithë kanë të drejtën të marrin një ëmbëlsirë nga kutia në krye të dollapit. Meqë vetëm ata që janë mjaft të gjatë mund të arrijnë kutinë, ende nuk është DREJTËSI. Që kjo situatë të jetë e DREJTË, ne mund ta përshtatim situatën me nevojat e atyre fëmijëve, lartësia e të cilave përbën kufizim për ta. Në këtë rast: marrim një karrige, një shok klase që mund t'i ngrisë lartë ata, etj.

IDETË SFIDUESE TË PARAMENDUARA- Fëmijët shpesh i shohin njerëzit me aftësi të kufizuara me frikë ose me keqardhje, sepse nuk i njohin ata. Ata mund të kenë ide të paracaktuara dhe të mendojnë, për shembull, se njerëzit me aftësi të kufizuara janë të brishtë, të trishtuar, të çuditshëm, të rrezikshëm ose që i urrejnë njerëzit me « Shëndet të mirë ». Ndihmoni fëmijët të kuptojnë se njerëzit me aftësi të kufizuara nuk janë thjesht « trupa » (ose dëmtim), por së pari dhe më kryesorja janë njerëz: është e rëndësishme të vlerësosh një person më pak për atë që është dhe më tepër për atë se KUSH është. Jepni shembuj të njerëzve me aftësi të kufizuara që janë të njohur.

Cilat janë PërSHTATJet/ ADAPTATIMET?-  Fëmijët ndoshta do të vijnë në shumë përshtatje në jetën e përditshme pa e kuptuar atë. Përdorni shembuj të qartë dhe të dukshëm të  përshtatjeve materiale ose mjedisore : një shkop për një person të verbër, një karrige me rrota, një platformë hyrjeje në autobus, një ashensor, vijë me gunga në një vendkalim për këmbësorë etj. Përmendni shembuj të tjerë që ata nuk i dinë domosdoshmërisht (përshtatje njerëzore dhe financiare): kujdesin në shtëpi (për larje, dokumente etj.), një shumë e parash apo përfitime pas një aksidenti etj. Një përshtatje kompenson aftësinë e kufizuar: për shembull, një problem me të parë rregullohet nga një palë syze. Rregullimet i përgjigjen nevojave të individit.

 

Approach

Subjekti me fëmijët

« Të gjithë lojtarë, të gjithë miq »  është një pako pedagogjike prej pesë sesioneve të bazuara në sport, për grupmoshat e fëmijëve 8-12 vjeç. Ka për synim të sigurojë, njëkohësisht, përvojat dhe bashkëveprimet e përbashkëta sportive, të të dyja grupeve si fëmijëve me aftësi të kufizuara edhe atyre pa aftësi të kufizuara. Këtu, përvojat e përbashkëta nënkuptojnë kushtet ku fëmijët janë në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, duke u përpjekur të arrijnë objektiva të ngjashme, me një nivel të ngjashëm të angazhimit dhe argëtimit në lojë. Andaj, përmbajtjet pedagogjike janë mundësi për të gjithë fëmijët të arrijnë një nivel të ngjashëm angazhimi dhe argëtimi në lojë, me gjetjen e zgjidhjeve dhe arritjen e suksesit së bashku.

Image
school-te gjithe lojtare te gjith miq- to approach the topic

Séances

Présentation des séances

Aucun résultat trouvé correspondant à votre recherche.

school-te gjithe lojtare te gjithe miq-go further

Burimet

Më shumë informacione

Për të rriturit